Irani ka parashtruar kërkesën kryesore për Evropën, nëse liderët e unionit duan që të mbajnë në funksion marrëveshje bërthamore të firmosur në vitin 2015, nga e cila SHBA-të u tërhoqën më 12 maj. “Evropa duhet të blejë naftën tonë”. Kështu deklaroi Kreu i Lartë i Iranit, Ajatollah Khomeini. Evropa sipas tij duhet të kompensojë çdo efekt negativ të tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore në ekonominë e saj. Në të kundërt, Irani ka të drejtën të rifillojë programin e tij bërthamor, thotë Khomeini.