Sport

Rusi 2018, faza çerekfinale

Kupa e Botës ka hyrë në fazën më të nxehtë dhe rrethi i pretendentëve është ngushtuar në vetëm 8 skuadra. Ato do të përplasen në fazën çerekfinale që nis sot në orën 16:00, me sfidën Uruguaj-Francë. Edhe pse nisen si favoritë, “gjelat” nuk mund të marrin asgjë si të mirëqenë. Ndërkaq, në 20:00 të mbrëmjes është rradha e supersfidës Brazil-Belgjikë, që në letër cilësohet si ndeshja më e bukur e kësaj faze, ndërmjet dy prej skuadrave më të talentuara të Botërorit.