Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Gjermanisë thanë se janë duke punuar për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, pas tërheqjes së Amerikës. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas takimit me homologun gjerman Heiko Maas, tha se është e rëndësishme që sanksionet e reja amerikane të mos shkatërrojnë marrëveshjen e vitit 2015 në mes të Teheranit dhe fuqive botërore.