Nga Saranda, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar që në 11 maj vota të shkojë drejt PS.
Rama bëri dhe një krahasim mes kandidatëve të tij dhe atyre të opozitës, duke i ironizuar dhe duke thënë se ata që fitojnë në Primare, i ha ‘bufi’.
“Dhe ai i Kavajës… sa herë e hanë nga bufi hanë atë që u tregon bufi, ai i shkreti doli fitoi primaret e qarkut të Tiranës, e hëngri bufi.
Dash Sula, gjeli i detit të Peqinit, fitoi primaret, ku e keni? Dogji dhe xhaketën Dashi.
Atyre të minoritetit grek u them më të zgjuar që merr frymë në territorin e Shqipërisë ua kemi bërë deputet atje, nëse duan një më të zgjuar se veten ja ku e kanë, nëse duan një çyryk të ketë rrypin e pantallonave të Vangjel Dules, e dinë vetë pastaj”, tha Rama.
Edi Rama e nisi fjalën e tij duke evidentuar një shqetësim që banorët e Sarandës kanë, atë të furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa tha se do të ketë një riinvenstim.
“Është bërë një investim për ujin, por ndërkohë që në zonat e tjera uji i pijshëm është stabilizuar, në Sarandë ndërkohë që u bë ai investim, janë shtuar shumë më tepër numri i konsumatorëve, edhe për shkak të turizmit, dhe është ulur furnizimi me ujë.
Do bëjmë një riinvestim, sepse po shohim projekte të tjera që do ta rrisin shumë cilësinë e turizmit në Sarandë”, tha Rama.