Këngëtarja dhe aktorja, e cila është 32 vjeç, shpalli lajmin e lumtur përmes një postimi në Instagram, ku ndau edhe fotot e unazës së saj të fejesës. Ajo ka shkruar:
Përgjithmonë fillon tani…
– duke shpërndarë emocionet e saj me ndjekësit.
Unaza e fejesës e Selena Gomez ka tërhequr menjëherë vëmendjen, jo vetëm për dizajnin mahnitës, por edhe për vlerën e saj të jashtëzakonshme.
Ekspertët e diamanteve kanë vlerësuar se unaza mund të ketë një çmim që arrin deri në 800,000£ (rreth 1 milion dollarë).
Laura Taylor, një specialistja e njohur në fushën e unazave të fejesës dhe martesës nga Lorel Diamonds, e ka përshkruar këtë zgjedhje si një dizajn të elegant dhe të përjetshëm, i cili është në harmoni të plotë me stilin e Selena Gomez. Unaza përmban një diamant të mahnitshëm, të cilin ekspertët e vlerësojnë të ketë rreth 8 karat, i vendosur në një shirit prej ari të verdhë, duke e bërë atë një simbol të veçantë të lidhjes së tyre.
Ky moment i bukur për çiftin ka emocionuar shumë fansa dhe ka sjellë një valë urimesh për këtë lidhje të re dhe të veçantë.