Bota

Itali, Salvini autorizon policinë për përdorimin e pistoletës elektrike

Ministri i Brendshëm italian autorizon policinë për përdorimin e pistoletës elektrike. Matteo Salvini  firmosi dekretin, dhe nga sot çdo efektiv në 11 qytete nga veriu në jug, do të pajisen me armën elektrike “Taser”. Në këtë fazë eksperimentale ajo i është besuar Policisë së Rendit e Policisë Financiare në Itali. Pistoleta falë shkarkimit të elektricitetit paralizon përkohësisht lëvizjet e personit të goditur.