E djathta ekstreme në Europë pritet të formojë një koalicion parazgjedhor që do të garojë për zgjedhjet europiane në muajin maj. Aleanca pritet të konfirmohet gjatë një takimi të thirrur të hënën e ardhshme në Milano nga anëtari i kabinetit qeveritar italian, Mateo Salvini. Pjesëmarrësit do të parashtrojnë një sërë idesh për “Europën ndryshe”, mes tyre, politika më të ashpra emigracioni, dhe ruajtjen e identitetit europian.