Celebrities Ndryshe

“S’do doja ta shihja asnjëherë në ekran…”/ Enxhi Nasufi i kundërpërgjigjet Kostana Moravës: Nuk ka asnjë vlerë për të përcjellë, protagonizëm i tepërt!

E ftuar sot në “Ndryshe” me Salsano Rapi dhe Edea Demaliaj ishte Enxhi Nasufi. Ajo u shpreh për projektet e reja muzikore, planet dhe dëshirat e saj në televizion, e shumë të tjera. Ndërkohë, e pyetur lidhur me një personazh që nuk do donte ta shihte në televizion, Enxhi u shpreh:

Atë vajzën, Kostanën që kemi patur ne në “Wake Up”, nuk e kam parë në ekran, por s’do doja ta shihja asnjëherë sepse mendoj që nuk ka asnjë vlerë për të përcjellë, vëmendje, protagonizëm i tepërt.

Kujtojmë, se Kostana ka patur ‘përplasje’ me moderatorët e “Wake Up” gjatë një interviste. Më poshtë, mund të ndiqni intervistën e plotë të Kostana Moravës në emisionin e mëngjesit.