Aktualitet Politikë

“S’do shkoj në protestë”, Berisha: Prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të tubimit

Nuk është i mirëpritur në sheshin e protestës, por kreu i PD i kërkoi demokratëve të mos kompleksohen nëse dëgjojnë thirrje “Berisha në burg”. Porosia e tij është ta mbështesin masivisht.

“Mos u impresiononi nga sloganet kundra, ato janë të nxitura nga opozita e opozitës, mjeranët politikë dhe veglat e Ramës”, tha Berisha.

Një nga pyetjet thoshte: Po nëse thirrjet janë të nxitura, pse nuk shkon Berisha në shesh? Për herë të parë doktori pranoi se prania e tij në protestë mund të dëmtojë thelbin e revoltës qytetare.

“Prania ime aty, me vetëdije mund ta them, dëmton fibrën më të fuqishme të protestës, fibrën qytetare. Jep nuanca të panevojshme. Ajo ka arritur një madhështi, mua më mbetet ta respektoj atë. Kjo është arsyeja pse s’kam ndërmend të shkoj, por ta mbështes me gjithë forcën time. Ajo është politike, por s’duhet të humbasë karakterin qytetar”, shtoi lideri i PD.

Për momentin Berisha nuk ka në plan të thërrasë mitingje, por akuzon Edi Ramën për antimitingje.