Ambasada e re amerikane në Jeruzalem, do të hapet të hënën. Presidenti Trump nuk do të marrë pjesë në ngjarjen që shënon hapjen e ambasadës së re, por administrata e tij do të përfaqësohet nga Zëvendës Sekretari i Shtetit John Sullivan, sekretari i Thesarit Stiven Mnuchin, vajza e presidentit, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner.