Seat nuk do të prodhojë më makina në të ardhmen dhe do t’i zëvendësojë me Cupra. Këtë ka konfirmuar presidenti i Volkswagen. I pyetur lidhur me të ardhmen e Seat-it në panairin e makinave në Minhen, Thomas Schafer ka thënë se “se e ardhmja e Seat është Cupra”. Schafer ka thënë se modelet ekzistuese të Seat akoma do të prodhohen derisa t’ju përfundojë cikli tradicional jetësor, por marka pas kësaj do të shuhet si prodhues i makinave.
Emri Seat do të mbetet dhe nuk do të hiqet, kurse Schafer ka thënë se grupi Volkswagen do të gjej një rol tjetër për të. Schafer tha se grupit VW do të investojë fuqishëm në Cupra. Cupra Formentor do të pasohet nga Cupra Taqvascan, kurse kompania do të prezantojë edhe modelin Cupra Urban Rebel si dhe makinën sportive elektrike Cupra DarkRebel. Versioni i prodhimit serik të kësaj makine do të fillojë më 2025 në fabrikën e Seat në Martorell të Spanjës së bashku me dy “binjakët” nga marka tjetër e grupit VW përfshirë VW ID.2.