Ka nisur në sheshin “Skënderbej” grumbullimi i qytetarëve për ditën e 16-të të protestës.
Si çdo ditë tjetër, qytetarët do të mblidhen në shesh për të marshuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u stacionuar më pas para Kryeministrisë, aty do të mbajnë edhe fjalimet e tyre.
Pas fjalimeve, qytetarët priten të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tyre me megafon, organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përçahen gjatë marshimit dhe të mos përsëriten incidentet e mbrëmshme.
“Marshimi është organizuar nga vetë të rinjtë, por nga sot do kujdesemi edhe për të për të shmangue incidentet e mbrëmshme. Nuk do të ketë më marshim jashtë ‘Unazës’, u shpreh aktivisti Kola.
“Ajo që ndodhi mbrëmë nuk do të përsëritet”, deklaroi një tjetër organizator.