Celebrities Film & Tv Gossip

Seno futet brenda në shtëpi, i sjell buqetën e madhe me trëndafila të kuq banores dhe i shpreh pëlqimin…

Seno është futur sërish në shtëpinë e Big Brother Vip.

Por jo si banor…. por për të bërë një surprizë për Juelën. Ai solli një buqetë të madhe me trëndafila për të, duke i shprehur simpatinë e tij.

“Erdha në shtëpi për t’i bërë një surprizë sylarushes. Me mision unë ju ngriva por për vete unë shkriva. Vazhdo lojën jashtë po të pres, unë inshalla nuk po vdes”, tha ai mes rreshtash.

Pas largimit të Senos nga shtëpia Juela tha:

“Seno është një djalë me zemër të madhe, ato ditë që kemi ndenjur këtu afër ka qenë një gjë shumë natyrale dhe e bukur. Kur të dalim i kam thënë se do jemi mi shokë. Këtë surprizë nuk e prisja.”