Ngrohja e parakohshme e motit ka sjell fluks në pikën kufitare të Morinës. Aktualisht po punohet me katër sportele por shtetasit nga Kosova që hyjnë në Shqipëri ankohen për pritjen e gjatë në kufi ndaj kërkojnë nga të dy qeveritë të marrin masa për lehtësimin e lëvizjes për sezonin turistik. Mbi 700 automjete të vogla kanë hyrë deri tani, ndërsa edhe autobusët janë në një numër të konsiderueshëm. Për shkak të temperaturave të larta qarkullimi pritet të rritet të shtunë dhe të dielë.