Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo foli për mediat në prag të sfidës ndaj Andorrës, e dyta në kualifikueset e Botërorit 2026.
“Në “Uembli” mbroheshim poshtë me rinisje, Uzuni në fazën mbrojtëse na ka ndihmuar shumë, ka shpenzuar energji, kilometra. Tani duhet përdorur diçka ndryshe. Tani mund të mendojmë nesër për ndryshim, se është strategji loje e ndryshme. Anglia është diçka e në shtëpi është diçka tjetër.
Futbolli është i vështirë por duhet të gjejmë hapësirën e duhur, e njoh trajnerin e tyre, do të bëjmë ndryshime në aspektin strategjik të lojës. Kanë një lojtar të mirë dhe që luan në mënyrë strategjike. Duhet të bëhet dhe kjo është puna që bëhet në Kombëtare, do të ketë ndryshime por jo nga lodhja fizike. Punojmë shumë me videot në stërvitje, mund të kemi 2-3 ndryshime, duhet të kalojmë në një ndeshje që duhet të mbyllim hapësirat, por në këtë rast duhet të jemi ne që të krijojmë raste.
Situata e lojtarëve? Aliji e Balliu kanë bërë si të gjithë të tjerët një ndeshje të rëndësishme në “Uembli” , kanë shpenzuar shumë energji, do të vlerësojmë të gjithë nesër. Me sa kam parë, janë në gjendje, kanë rikuperuar mirë, nesër do të vendosim. Sa i përket sulmit, duhet të shohim, ka mundësi për çdo gjë. Për të bërë ndryshime, 2-3 sulmues. Kemi 3 emra, të shohim. Nesër pas drekës do të diskutojmë me lojtarët, doktorin, e pastaj vendosim. Por është një mundësi e madhe të ndryshojmë.
Kualifikueset e Europianit kanë përfunduar, mbaruan dhe i bëmë mirë. Erdhi Liga e Kombeve, 7 pikë nuk mjaftuan, kaluan. Tani nis një rrugëtim dhe ne edhe si staf, unë si trajner, duhet të gjej një zgjidhje për të vendosur në fushë. Është një turne i ndryshëm, nuk është e lehtë të shkosh në Botëror, shkon i pari dhe pastaj është një mundësi për të dytin. Grupi është i vështirë, ne duhet të bëjmë gjithçka shumë mirë. Nuk ka asgjë, pastaj të punojmë, gjithmonë. Lojtarët janë entuziastë, të bëjmë maksimumin. Duhet të zhbllokohemi, të shënojmë. Ka pak kohë që gjërat nuk po ecin si duhet, kur t’i nuk zhbllokon një ndeshje, bëhet e vështirë. Ne duhet të zhbllokojmë ndeshjet, se pastaj bëhet e vështirë të fitosh. Entuziazëm ka, njerëzit në stadium ndjehen, nesër mund të hyjmë fort e bëjmë një ndeshje të bukur. Por nuk është e thjeshtë të zhbllokohemi, nuk është edhe aq e leht”-u shpreh Silvinjo.