Sport

Premtimi i çmendur i yllit të Spanjës: Të nesërmen tërhiqem nga kombëtarja nëse fitojmë Botëror

Mbrojtësi i Spanjës, Marc Cucurella, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen para finales së Kupës së Botës.

Futbollisti i Reali-t premtoi se, nëse Spanja shpallet kampione e botës, do të bëjë tatuazh në trup fytyrën e trajnerit Luis de la Fuente dhe më pas do t’i japë fund karrierës me kombëtaren.

“Nëse fitojmë, do të bëj tatuazh fytyrën e De la Fuente në trupin tim dhe do të njoftoj tërheqjen nga kombëtarja”, deklaroi Cucurella.

Mbrojtësi spanjoll shtoi se, pas triumfit të mundshëm në Botëror, nuk do të kishte më asgjë për të arritur me fanellën e “La Roja”.

“Kupa e Botës, Europiani… çfarë mund të bësh më shumë? Të hënën do t’i telefonoja dhe do t’i thoja se po e mbyll gjithçka”, u shpreh ai.