Ajo është një ndër baladat më të pëlqyera të momentit të cilën njerëzit në mbarë botën nuk lodhen aspak së dëgjuari.
Projekti muzikor i vitit 2017 të Ed Sheeran, “Shape of You” është shpallur kënga më e dëgjuar në historinë e platformës Spotify. Me mbi 2 bilionë dëgjime deri tani, duket se askush tjetër nuk mund të thyejë këtë rekord të britanikut.
Ai e ka bërë të ditur këtë arritje nëpërmjet një postimi në platformat e tij sociale njëkohësisht duke falenderuar fansat për mbështetjen. Kujtojmë se pak javë më parë revista prestigjose “Forbes”, e renditi 27-vjeçarin në vend të dytë pas Adele, si artisti me të ardhurat më të mëdha për vitin 2018.