Shawn Mendes duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale. Këngëtari i njohur është fotografuar së fundmi në momente të afërta dhe romantike me modelen dhe aktoren braziliane Bruna Marquezine.
Pamjet, ku çifti shihet duke u puthur në brigjet piktoreske të Alagoas në Brazil, u publikuan fillimisht nga një llogari fansash dhe u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta.
Sipas TMZ, Mendes dhe Marquezine janë parë edhe disa javë më parë duke udhëtuar së bashku në Brazil, çka forcon dyshimet se mes tyre ka nisur një romancë e re.
Ky zhvillim vjen rreth një vit pasi Shawn Mendes foli hapur për spekulimet mbi seksualitetin e tij. Gjatë një koncerti në Red Rocks Amphitheatre në Colorado, ai u shpreh se ende po përpiqet ta kuptojë veten, duke e përshkruar seksualitetin si “të bukur dhe kompleks”.
Këngëtari pranoi se nuk është e lehtë të flasësh për tema të tilla në një shoqëri ku gjykimet janë të shumta, por theksoi se dëshiron të jetë i sinqertë dhe autentik me publikun e tij.
Ai shtoi se muzika dhe shkrimi i këngëve janë mënyra kryesore përmes së cilave shpreh emocionet dhe përjetimet personale.
Nuk është hera e parë që Mendes prek këtë temë, pasi edhe në një intervistë për Rolling Stone në vitin 2018 kishte folur për presionin dhe spekulimet që e kanë shoqëruar ndër vite.
Para afrimit me Bruna Marquezine, Shawn Mendes ishte në një lidhje shumë të komentuar me Camila Cabello, ndërsa Bruna ka qenë më herët në qendër të vëmendjes për romancën e saj me futbollistin Neymar.