Producenti Harvey Weinstein, pritet t’i dorëzohet policisë në Nju Jork, pas akuzave të shumta për abuzime seksuale e përdhunime. Ashtu si ai, janë akuzuar dhe figura të profilit të lartë nga bota e filmit dhe jo vetëm. Më i fundit është aktori i njohur amerikan, Morgan Freeman, i cili kërkoi falje për sjellje të pahijshme me sfond seksual.