Bota

SHBA kundër blerjes nga Turqia të sistemit raketor rus

Kreu i Pentagonit, James Mattis, shprehu shqetësimin rreth blerjes nga Turqia të sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400. Për këtë arsye ajo “nuk do të mund të integrohet në NATO”, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. SHBA tashmë e ka paralajmëruar Ankaranë për rrezikun e sanksioneve. Furnizimi nga Moska do të fillojë në vitin 2019.