Komiteti i Inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA publikoi të premten raportin përfundimtar mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Në raport konstatohet se fushata e Presidentit Donald Trump nuk ka bashkëpunuar me Rusinë. Por demokratët kritikuan procesin e udhëhequr nga republikanët, duke thënë se homologët e tyre mbrojnë Trump-in.