Republikanët amerikanë po hartojnë një projektligj që të adresojë pakënaqësitë në rritje lidhur me politikën e ndarjes së familjeve të emigrantëve, në kufirin mes Shteteve të Bashkuara e Meksikës. Presidenti Donald Trump e pranon se kjo nuk është aspak e mirë, por rikonfirmoi se nuk ka tërheqje, nëse të rriturit vijojnë të kalojnë ilegalisht kufirin. Nga 5 Maji deri më 9 Qershor, zyrtarisht raportohet për 2 mijë e 342 fëmijë të ndarë nga 2 mijë e 206 prindër.