Bota

SHBA tërhiqen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Shtetet e Bashkuara zgjodhën të largohen nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Ambasadorja Amerikane në OKB, Nikki Haley, hodhi kritika të forta ndaj Këshillit, duke e cilësuar “Pellg të paragjykimeve politike, që tallet me të drejtat e njeriut”.   Aktivistët thonë se vendimi i Uashingtonit, mund të dëmtojë përpjekjet për të vëzhguar e adresuar abuzimet e të drejtave të njeriut në botë. Por, Izraeli e përshëndeti hapin e Shteteve të Bashkuara.