Aktualitet Politikë

Shefi i misionit të OSBE-së në Partinë e Lirisë/ Zannier: Jemi me shtetin e së drejtës!

Kryesuesi i Misionit të OSBE-së, Lamberto Zannier, ka zhvilluar një takim në Partinë e Lirisë. Në përfundim të tij, Zannier, u shpreh se misioni i OSBE-së mbetet i angazhuar për mbështetje të institucioneve dhe proceset demokratike në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Ndërkohë që i pyetur për masën e paraburgimit për Ilir Metën, ai theksoi se nuk mund të shprehej për këtë çështje.

Nuk mund t’ju jap një opinion lidhur me këtë çështje, pasi sapo kemi ardhur në Shqipëri dhe qëndrojmë pas vendimeve të institucioneve të vendit, institucioneve shqiptare dhe qëndrojmë pas shtetit të së drejtës. Qëndrojmë pas shtetit të së drejtës dhe aplikimit të ligjit, jo të politizuar.

Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, deklaroi se e informoi ambasadorin për problematikat e deritanishme.

Në fokus të diskutimeve ishte përdorimi i administratës dhe aseteve publike nga ana e Kryeministrit Edi Rama për të favorizuar zgjedhjet, një praktikë që ka shqetësuar opozitën dhe ka ngritur alarmin për një proces të paqartë dhe jo të ndershëm.

Blushi gjithashtu theksoi se Partia e Lirisë ka kërkuar nga OSBE-ODIHR/i garantimin e zgjedhje të ndershme, të lira e të drejta.