Health & Beauty Live From Tirana

Shëndeti mendor/Shenjat që dikush mund të ketë nevojë për ndihmë sipas psikologes Lorela Garuli!

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë psikologia Lorela Garuli. Ajo ka folur më shumë mbi Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, si mund t’i vijmë në ndihmë dikujt që po has probleme, si dhe rëndësia e psikologut…

Përgjithësisht, pjesa e ankthit dhe stresit janë elementë që bashkëshoqërojnë periudha të caktuara të jetës sonë. Dy nga kriteret parimore matëse janë frekuenca dhe intensiteti, që do të thotë se nëse dikush ka një vit me ankth, patjetër që duhet të këshillohet me dikë. Ose nëse i ka shumë të forta ataket e panikut ose stresit, prapë do i duhet të këshillohet. Nga ana tjetër, shenja konkrete që e bëjnë shëndetin tonë të luhatshëm, që mund të vijnë dhe nga një situatë normale siç është mbingarkesa apo stresi, janë ankth, episode ankthi, episode paniku, frikëra të shtuara irracionale, të mbimenduarit në terma shqetësues, pra individi ka meraqe që nuk janë realiste, individi fillon të izolohet, ka problematika edhe në funksionet fizike, biologjike, ha shumë apo nuk ha fare, fle shunë apo nuk fle fare, ka një pasivitet, ka një demotivim. Një shenjë tjetër është që individi nuk do më të bëjë gjëra që i bënte më përpara dhe që i jepte kënaqësi, këtu kemi të bëjmë me një gjendje depresive.