Peshqit kanë një aftësi të mahnitshme për t’i fshehur mendimet nga pjesa tjetër e botës. Këta njerëz janë xhentilë, të dashur, të kujdesshëm, të sjellshëm, të ndjeshëm, altruistë, intuitivë dhe me plot fantazi.
Peshqit janë të orientuar shpirtërisht, janë të devotshëm, të duruar, zemërmirë, të ndershëm, krijues, modestë, të thjeshtë, autokritikë, besnikë dhe të ndrojtur. Ata gjithashtu ballafaqohen me emocione të rënda dhe mendime.
Peshqve u pëlqen të ikin nga realiteti dhe të fshihen në botën e tyre të thellë të brendshme. Ekspertët madje thonë se Peshqit janë ëndërrimtarët e Horoskopit. Ata gjithashtu janë super kreativë.
Peshqit vërtet nuk gjejnë fjalë për t’i shprehur nevojat dhe emocionet që i kanë. Ata shpenzojnë shumë kohë në botën e tyre dhe disa njerëz nuk mund t’iu afrohen. Ata përpiqen të bëhen më të hapur, por vërtet u nevojitet pak kohë për ta bërë këtë.
Jeta lëvizë shumë shpejt dhe Peshqit e kanë të vështirë ta ndjekin atë. Prandaj iu pëlqen të ikin nga realiteti dhe ta shijojnë komoditetin e mendimeve që i kanë. Ata janë zemërgjerë dhe dëshirojnë të afrohen me tjerët, por frikësohen nga lëndimet.