Vijon aktiviteti sizmik pas tërmetit me intensitet 6 ballë e magnitudë 5.1 e shkallës Rihter, që u regjistrua në 11 e 1 minutë, me epiqendër në Hamallaj të Durrësit. Lëkundja më e fundit u shënua në 13 e 24 minuta, me magnitudë 4.8. Epiqendra ishte 32 km në veriperëndim të Tiranës, në 10 km thellësi. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes njofton për plasaritje muresh në banesa e dyqane, në lagje e fshatra të Tiranës, Durrësit e Krujës. Fatmirësisht, nuk ka dëme në njerëz.