Aktualitet

Shifra që i la të gjithë pa fjalë/ 63 milionë amerikanë u “gozhduan” për finalen e Botërorit!

Kampionati Botëror 2026 ka thyer çdo parashikim dhe ka hyrë zyrtarisht në historinë e televizionit në Amerikën e Veriut.

Finalja e madhe e këtij edicioni është shpallur zyrtarisht transmetimi sportiv i futbollit më i ndjekur i të gjitha kohërave në SHBA. Shifrat e publikuara janë thjesht mendjemarrëse: plot 63 milionë shikues në Amerikë u gozhduan para ekranit për të ndjekur aktin e fundit të turneut më të rëndësishëm të globit.

Kjo shifër jo vetëm që do të mbetet gjatë në arkiva, por vërteton përfundimisht rritjen galopante dhe “pushtimin” që sporti më i populluar në botë po bën në tregun amerikan.