Sport

Shifra të çmendura, kryeshënuesi i Serisë A bën gati valixhet për në Arabi!

Seria A do të humbasë një prej protagonistëve kryesorë të tij gjatë kësaj vere. Golashënuesi më i mirë i kampionatit të fundit, sulmuesi i Atalantës, Mateo Retegui, po bëhet gati të shkojë në Arabinë Saudite.

LEXO EDHE: Një vit burg për Karlo Ançelotin! Ish-trajneri i Realit dënohet nga gjykata spanjolle për evazion fiskal

Shkak është bërë një ofertë e parefuzueshme që ka marrë lojtari i cili në sezonin e  kaluar shënoi 25 gola e dha 8 asiste me fanellën e bergamaskëve në elitën e futbolli italian. Al Kadisija i ka bërë një ofertë të dytë të përmirësuar futbollistit me një kontratë trevjeçare që mund të shkojë deri në 4 vite, nga e cila do të përfitojë 20 milionë euro në sezon.

LEXO EDHE:  Haland pushon në Ibiza me partneren, Isabelle magjeps me paraqitjen 6 muaj pas lindjes
Shifra marramendëse që janë tetëfishi i rrogës që merr aktualisht te Atalanta e që padyshim ka shtyrë Reteguin të thotë “po” për një transferim të tillë, ndonëse është vetëm 26-vjeçar dhe ka një perspektivë të jashtëzakonshme si sulmuesi kryesor i përfaqësueses italiane.

Lojtari deri dy vite më parë luante në Argjentinë por që kur u ftua nga përfaqësuesja italiane, karriera e tij ndryshoi plotësisht, duke e bërë atë një emër të njohur edhe në arenën ndërkombëtare, me këtë ofertë të çmendur ekonomike që do të sjellë ndryshimin e radhës për italo-argjentinasin.