Shumë lajme dolën gjatë muajve të verës se temperatuart e larta do të na shoqërojnë deri në shtator, por duket se nuk ishin dhe aq të vërteta.
Kjo pasi reshjet e shiut kanë filluar të jenë të pranishme, madje shumë të dendura duke çuar situatën deri në përmbytje.
Në Vlorë ka ndodhur një situatë jo e këndshme me pushuesit, pasi ka filluar një shi i menjëhershëm dhe shezlongët kanë mbetur bosh, por ka dhe nga ata që preferuan të sfidojnë kushtet klimatike dhe kanë zgjedhur të qëndrojnë.
Javën që vjen, moti mendohet të jetë më i kthjellët në pjesën më të madhe, kështu që të gjithë ju që dëshironi t’i jepni lamtumirën bregdetin ka ende shpresë për ju!