Siç kishte paralajmëruar, shkencëtari 104-vjeçar, David Goodall i dha fund jetës në një klinikë të Zvicrës përmes eutanazisë. Lajmi konfirmohet edhe nga Organizata e Mbrojtjes së të drejtës për të vdekur. Ekologjisti dhe botanisti i famshëm, i cili nuk ishte i prekur nga ndonjë sëmundje e pashërueshme, tha se vendimin e kishte marrë nga fakti që pavarësia e tij kishte pasur trajektore rënëse ndër vite.