Një 40-vjeçar nga Shkodra u arrestua pasi rezultonte person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 25 vite burgim. Ilir Bajramit i janë vënë prangat pas finalizimit të operacionit të koduar “Gjurmimi”. Ndaj tij rëndon akuza për vrasje me paramendim e një shtetasi grek në Athinë, në vitin 2001.