Aktualitet

Shkon në 5 numri i viktimave nga aksidenti në Milot-Fushë Krujë, 34 vjeçarja ndërron jetë në spital!!

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi pak pas mesnate në aksin Milot-Fushë Krujë. Ndërron jetë në spitalin e Traumës dhe 34-vjeçarja Rudina Haka, duke e çuar ne 5 numrin e viktimave. Ajo nuk mundi t’ju mbijetoje plagëve te marra ne disa pjese te trupit.

Kujtojmë se nga përplasja e dy automjeteve fillimisht humbën jetën 4 persona. Bëhet fjalë për dy drejtuesit e makinave dhe dy pasagjerë. Mes viktimave është edhe një 20-vjeçar dhe një 16-vjeçare! Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e makinave e ndjekur nga një parakalim i gabuar, si edhe errësira dhe lagështira nga moti i keq.

Aksi Fushë-Krujë-Laç është një aks problematik, ku shpesh herë janë regjistruar aksidente tragjike, që u kanë marrë jetën shumë personave. Kjo për shkak të infrastrukturës rrugore, si dhe mos respektimit të rregullave të qarkullimit në këtë aks nga drejtuesit e mjeteve.