Gjatë qëndrimit në Shkup, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Meta shkroi në Twitter se takimi ishte i ngrohtë e miqësor. “Inkurajim për të përshpejtuar thellimin e reformave në 5 prioritetet kyçe. Në pritje të mesazheve pozitive nga Samiti i Sofies dhe mbledhja e Këshillit Europian në qershor”, shkruan Meta.