Hawaii shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pas shpërthimit të vullkanit në malin Kilauea. Autoritetet urdhëruan evakuimin e 1 mijë e 700 banorëve. Kryqi i Kuq Amerikan hapi një qendër strehimi për të evakuarit. Shpërthimi i vullkanit vjen pasi një serie tërmetesh të fuqishme, ditët e fundit. Ushtarakë nga Garda Kombëtare po ndihmojnë në procesin e evakuimit.