Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banesë në Tiranë!

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnate në portën e jashtme të një banese në Tiranë.

Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Tonin Qafa në rrugën “Besnik Hidri” rreth orës 00:35 (2 Prill).

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të dëmtuar.

Priten detaje të reja

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.