Bota Botë e Çuditshme Health & Beauty

Shpëtohet jeta e një foshnje duke përdorur qeliza burimore nga placenta!

Një kirurg zemre ka shpëtuar jetën e një foshnje duke përdorur qeliza burimore nga placenta. Massimo Caputo nga Instituti i Zemrës në Bristol përdori qelizat staminale për të korrigjuar defektin e zemrës së foshnjës Finley. Ai shpreson të zhvillojë teknologjinë në mënyrë që fëmijët e lindur me sëmundje zemre të mos kenë nevojë për aq shumë operacione.

Finley, tani 2-vjeç, lindi me probleme në arteriet kryesore në zemër dhe kur ishte vetëm 4 ditësh bëri operacionin e tij të parë në zemër në Royal Hospital for Children në Bristol. Fatkeqësisht, operacioni nuk e zgjidhi problemin dhe funksioni i tij i zemrës u përkeqësua ndjeshëm.

Nëna e tij, Melissa, tha:

Ne ishim të përgatitur që në fillim që gjasat për të mbijetuar ishin të pakta. Pas 12 orësh, Finley më në fund doli nga operacioni, por ai kishte nevojë për një bypass të zemrës dhe mushkërive për të qëndruar gjallë dhe funksioni i tij i zemrës ishte përkeqësuar ndjeshëm.

Pas javësh në kujdes intensiv, dukej sikur nuk kishte asnjë mënyrë konvencionale për të trajtuar gjendjen e Finley-t. Por u provua një procedurë e re, duke përfshirë qelizat burimore të marra nga planceta. Caputo i injektoi qelizat direkt në zemrën e Finley-t me shpresën se do të ndihmonin në rritjen e enëve të gjakut të dëmtuara. Të ashtuquajturat qeliza “alogjenike” u rritën nga shkencëtarët në Spitalin Royal Free në Londër dhe miliona prej tyre u injektuan në muskulin e zemrës së Finley-t.

Qelizat alogjene kanë aftësinë të rriten në inde që nuk refuzohen dhe në rastin e Finley-t, kanë rigjeneruar muskulin e dëmtuar të zemrës. Duke përdorur një bio-printer, bëhet një skelë me qeliza staminale për të riparuar anomalitë e valvulave në enët e gjakut dhe për të rregulluar vrimat midis dy dhomave kryesore të pompimit të zemrës. Indet artificiale zakonisht përdoren tek foshnjat, por mund të dështojnë dhe nuk rriten me zemër, kështu që ndërsa fëmijët rriten, ata duhet të bëjnë më shumë operacione.