Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Shpresoj që “Në Kuadër të Dashurisë…”/Më mirë në kërcim apo në aktrim si e shikon veten Roerd Toçe?

Filmi me protagonist kryesor Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocionesh të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë dhe fotografi me fansat e tyre. Premiera do të vazhdojë të shfaqet edhe në datat 10 dhe 11 tetor dhe biletat mund t’i gjeni pranë Pallatit të Kongreseve por edhe në films.top-channel.tv.

Në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, aktori Roerd Toçe ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm rreth rolit të tij por edhe për eksperiencën si konkurrent në spektaklin “Dancing With The Stars”.

Roli i Kledit është më i madh se puthja e Sarës por që është një designer, vjen avash avash takon një vajzë që quhet Aria në film dhe pastaj flirti zhvillohet por është e bukur se si njihen në fillim dhe pastaj se si përfundojnë. Kjo është e bukura e filmit. 

Në jetën reale çfarë e lidh Roerdin me rolin në film?

Qetësia.

Është ndjerë i vlerësuar, i dashur, i paguar?

Të gjitha nga pak, i dashur, i vlerësuar, i paguar. Boom-i mediatik gjithashtu është shumë i madh, marketingu është shumë i mirë për mua si aktor. Shpresoj që edhe filmi të jetë, unë të kënaqem me filmin tim sepse zakonisht me filmat e mi unë kam gjithmonë një stepje sepse gjithmonë je ti vetë brenda që luan. Pastaj unë shpresoj që të jetë “Në Kuadër të Dashurisë” kaq e madhe sa edhe marketingu në këto momente. 

Si e shikon veten më mirë në kercim apo në aktrim?

Më mirë në aktrim, shumë më mirë në aktrim. 

Çfarë mendon se do t’i japë “Dancing With The Stars”?

Siguri skenike më të mirë për trupin tim. Të njoh më mirë veten time.