Aktualitet

Shqipëria po bëhet “ëndrra e re amerikane”, Forbes e përfshin vendin tonë në listën elitare të 24 vendeve për të jetuar jashtë SHBA-së

Shqipëria është renditur mes destinacioneve më tërheqëse për amerikanët që kërkojnë të largohen nga SHBA në kërkim të një jete më të lirë, më të qetë dhe larg polarizimit politik.

Në një artikull të publikuar nga revista prestigjioze Forbes, Shqipëria është përfshirë në listën e 24 vendeve më të mira për të jetuar jashtë vendit, ku janë analizuar mbi 96 destinacione konkrete në mbarë globin.

LEXO EDHE: Shqipëria me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë sipas fuqisë blerëse!

Sipas Forbes, Shqipëria ofron një klimë mesdhetare, plazhe mbresëlënëse, peizazhe të mrekullueshme, kosto të përballueshme jetese dhe një mënyrë jetese më të qetë dhe të relaksuar, elementë që po tërheqin gjithnjë e më shumë amerikanë, veçanërisht pensionistë, që duan të fillojnë një jetë të re jashtë vendit.

Artikulli e thekson Shqipërinë si një vend që kombinon natyrën e paprekur me mikpritjen tradicionale, një element që është kthyer në avantazh përballë vendeve të tjera më të industrializuara dhe më të kushtueshme në rajonin e Mesdheut.

LEXO EDHE: “Travel and Tour World”: Tirana, thesar i fshehur për turistët me buxhet të kufizuar!

Përzgjedhja është bërë mbi bazën e disa faktorëve kryesorë: kostoja e jetesës, siguria, kujdesi shëndetësor, ambienti gjuhësor, rreziku klimatik dhe, më e rëndësishmja, hapja e vendit ndaj pensionistëve amerikanë.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria përmendet nga mediat ndërkombëtare si destinacion i preferuar për të huajt, por përfshirja në listën e Forbes e ngre më tej profilin e vendit si një opsion serioz për jetesë afatgjatë, jo vetëm për turistët sezonalë, por edhe për ata që kërkojnë një vend për të ndërtuar një jetë të re.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Forbes (@forbes)