Aktualitet

Parashikimi i motit, e shtunë 13 qershor 2026!

Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, SHMU.

Moti parashikohet me kthjellime, si dhe vranësira kalimtare. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore,  hera-herës arrin shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon është i forcës 2-4 ballë. Temperaturat variojnë 11-31 gradë Celsius.