Sport

Shqipëria si surprizë e madhe në grup, renditja e re e FIFA-s nxjerr keq Serbinë!

Renditja e re e FIFA-s tregon “Top 10” vendet e renditura më mirë, dhe që tashmë kanë humbur mundësinë të jenë në Botërorin 2026. Serbia si vend i 37-të është edhe përfaqësuesja e pozicionuar më mirë.

Shqipëria konsiderohet kështu si surprizë e madhe në Grupin K. Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset me 1 pikë më tepër se serbët.

Ndeshja në Leskovac rezultoi vendimtare, për të shtruar rrugën drejt Botërorit. Goli i Rei Manajt ndaj Serbisë i dha ekipit të Silvinjos avantazhin, për të qenë përpara në renditje.

Në “Top 10” skuadrat, bie në sy po ashtu se të gjitha pozicionohen më mirë se Shqipëria në renditjen e FIFA-s. Fakt është se duke pasur parasysh skuadrat që do luajnë në fazën “play off”, surpriza të tjera priten.

“Top 10” skuadrat e renditura më mirë në FIFA, dhe që kanë humbur mundësinë për të qenë në Botëror:

Serbia, vendi 37

Nigeria, vendi 38

Hungaria, vendi 40

Venezuela, vendi 48

Kosta Rika, vendi 49

Peru, vendi 51

Kili, vendi 52

Mali, vendi 53

Sllovenia, vendi 55

Kameruni, vendi 57