Shqipërinë e viziton nesër Donald Tusk. Presidenti i Këshillit Evropian vjen në vendin tonë në kuadër të një turi rajonal, që gjithashtu përfshin ndalesa në Malin e Zi, Serbi, Bosnje e Maqedoni. Para vizitës, Donald Tusk deklaroi se “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë Ballkanin”. Ndërkaq, pas takimit me zyrtarin e lartë evropian, Kryeministri Rama udhëton të mërkurën për në Gjermani ku do të takojë Kancelaren Merkel.