Celebrities Gossip Showbiz

Shtëpia e ëndrrave kthehet në makth? Dua Lipa duhet të presë edhe një vit për vilën e saj milionëshe?

Dua Lipa do të duhet të bëjë edhe pak durim përpara se të zhvendoset në rezidencën e saj luksoze në Londër, pasi projekti i madh i rinovimit të pronës së saj ende nuk ka përfunduar.

Këngëtarja me origjinë shqiptare bleu shtëpinë në vitin 2020 për rreth 8 milionë euro, por sipas raportimeve, punimet nuk pritet të përfundojnë para korrikut të vitit 2027.

Për ta shndërruar pronën në shtëpinë e saj të ëndrrave, artistja ka investuar rreth 3.5 milionë euro në një projekt ambicioz, që përfshin ndërtimin e një mega-bodrumi me pishinë, palestër moderne, kinema private dhe një studio muzikore.

Punimet nisën vetëm në vitin 2024, pasi projekti u përball me vonesa të konsiderueshme për shkak të procedurave për marrjen e lejeve dhe kundërshtimeve nga disa banorë të zonës.

Rezidenca ndodhet në West Hampstead, një nga zonat më të kërkuara të Londrës, ndërsa projekti konsiderohet një nga më kompleksët e viteve të fundit në lagje.

Ekipet e ndërtimit po kryejnë gërmime disa metra nën tokë, ndërsa janë të detyruara të respektojnë masa të rrepta për të mbrojtur pemët historike të zonës dhe për të shmangur zhurmat apo dridhjet që mund të shqetësojnë fqinjët.

Pikërisht këto kufizime kanë bërë që punimet të avancojnë më ngadalë se sa ishte planifikuar fillimisht.

Ndërkohë, Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, të cilët së fundmi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Siçili, po jetojnë me qira pranë pronës së tyre, në pritje të përfundimit të rinovimeve.

Kur të përfundojë, rezidenca pritet të jetë një nga pronat më luksoze private në zonë, e projektuar për t’i ofruar këngëtares jo vetëm rehati maksimale, por edhe hapësira të dedikuara për krijimtarinë, muzikën dhe jetën e saj private.