Bota

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 242 vjetorin e pavarësisë

Shtetet e Bashkuara po festojnë sot 242 vjetorin e Pavarësisë. Dita e Pavarësisë po shoqërohet me parada dhe fishekzjarre në të gjithë vendin. Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania, shtruan edhe një dreke për familjet e ushtarakëve në Shtëpinë e Bardhë. Festa e 4 korrikut përfshin traditën e leximit të Deklaratës së Pavarësisë në shkallët e Arkivave Kombëtare në Uashington. Dokumenti origjinal është i ekspozuar për publikun së bashku me Kushtetutën dhe Kartën e të Drejtave.