Bota

Shuhet heroi i Apollo 13, astronauti Jim Lovell!

Jim Lovell, astronauti në pension dhe komandanti i misionit të famshëm Apollo 13, është ndarë nga jeta në moshën 97 vjeçare. Lovell ishte një nga astronautët më të rëndësishëm të NASA në dekadën e parë të agjencisë dhe fluturoi katër here në hapësirë; në Gemini 7, Gemini 8, Apollo 8 dhe Apollo 13. Lovell ndihmoi në kthimin e misionit të dështuar të Apollo 13 nga hëna në vitin 1970, në atë që u kthye në një triumf pasi misioni arriti të kthehej shëndoshë e mirë në Tokë pas një shpërthimi të bombolës së oksigjenit.

Ai supozohej të ishte bërë njeriu i pestë që ecte në hënë, por fluturimi hapësinor u rrezikua nga një shpërthim i papritur. Të tre astronautët në bord, të udhëhequr nga Lovell, mezi mbijetuan dhe kaluan katër ditë të ftohta në hapësirë. Në vitin 1968, ekuipazhi i Apollo 8, i përbërë nga Lovell, Frank Borman dhe Ëilliam Anders, ishte i pari që la orbitën e Tokës dhe i pari që fluturoi drejt hënës dhe u rrotullua rreth saj. Ata nuk mundën të uleshin, por i vunë SHBA përpara sovjetikëve në garën hapësinore. Lovell u përjetësua në një film me emrin Apollo 13 nga aktori Tom Hanks.