Tech

Analizohen mostrat e sjella nga sonda kineze që u ul në anën e errët të satelitit!

Mostrat shkëmbore të sjella nga ana e fshehtë e Hënës prej sondës kineze Chang’e-6 kanë zbuluar se manteli i Hënës përmban shumë më pak ujë në krahasim me anën që ndicon Tokën. Ky zbulim tregon se në çdo gram shkëmbi të mantelit hënor në anën e pasme ndodhen më pak se 2 mikrogramë ujë një sasi e cila konsiderohet rekord e ulet. Studiuesit kinezë thonë se kjo zbrazëti hidrike ka një rëndësi të veçantë, pasi mund të ndihmojë në rishikimin e teorive për formimin dhe evolucionin e Hënës. Deri më tani, shumica e të dhënave shkencore janë mbledhur nga ana e afërt e saj, e cila është më e aksesueshme për misionet hapësinore.

Chang’e-6 u nis në maj 2024 dhe u ul në Pellgun e Polit Jugor-Aitken, një nga krateret më të mëdha dhe më të lashta në sistemin diellor. Sonda u kthye në Tokë në qershor me mbi 1,935 gramë mostra, të parat ndonjëherë të mbledhura nga ana e largët e Hënës. Më shumë të dhëna mbi Polin Jugor të Hënës ppritet të zbulohen vitin e ardhëm në Misionin e Artemis të Nasa-s që do të dërgojë 4 astronaut në Satelitin e tokës për here të parë që prej vitit 1969.

Rikujtojmë se shkencëtarët kanë zbuluar një çarje gjigante nën Tokë, që po zhvillohet mes pllakës arabo-afrikane dhe asaj euroaziatike. Nën drejtimin e gjeologut Renas Koshnaw nga MIT dhe Universiteti i Miamit, studiuesit konfirmojnë se kjo çarje është e lidhur me zhdukjen e një oqeani të lashtë Oqeani Neotetis që ndante dikur superkontinentet Gondwana dhe Laurasia. Për miliona vite, mbetjet e kësaj pllake oqeanike janë zhytur në mantelin e Tokës. Por të dhënat sizmike të reja dhe modelet e avancuara gjeodinamike tregojnë se pllaka po çahet në dysh. Zona e dëmtimit fillon në juglindje të Turqisë dhe shtrihet drejt Irakut Verior dhe vargmalit Zagros.