Së fundmi një lajm i keq na vjen nga bota e Hollywood-it. Ylli i “The Sopranos”, Paul Herman, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, saktësisht në ditëlindjen e tij. Herman, i cili luajti në një mori filmash, duke përfshirë “Goodfellas” dhe “The Irishman”, ka ndërruar jetë ditën e djeshme dhe shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë ende i ditur.
Aktori amerikan ishte më i njohur për interpretimin e rolit të ‘Beansie Gaeta’ në serialin ikonik televiziv, “The Sopranos”. Vdekja e tij u konfirmua nga ylli tjetër i “Sopranos”, Michael Imperioli, i cili luajti Christopher Moltisanti në dramën e HBO.

Miku dhe kolegu ynë Paul Herman ka ndërruar jetë. Paul ishte thjesht një njeri i madh. ‘Goodfellas’, ‘Once Upon a Time in America’, ‘The Irishman’ dhe sigurisht ‘The Sopranos’ ishin pikat e tij kryesore. Do të më mungojë. Shumë dashuri për familjen e tij, miqtë dhe komunitetin e aktorëve dhe kineastëve.

Rikujtojmë, se Herman së fundmi luajti si Whispers DiTullio në “The Irishman”. Ai gjithashtu luajti Randy në “Silver Linings Playbook” të David O. Russell.