Dinamo mundi sot Laçin, 2-0. Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm kthimin te fitorja të skuadrës pas 4 barazimeve radhazi në kampionat.
“Ishte shumë e rëndësishme që u kthyem te fitorja dhe akoma më e rëndësishme që përballë kishim një Laç që në 2025 ka bërë goxha mirë si në marrjen e pikëve, edhe në interpretimin e lojës. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme sot, jo vetëm marrja e tre pikëve, por me një kundërshtar që na ndiqte nga mbrapa, pavarësisht diferencës, por që edhe gëzonte formë të mirë sportive. Na vjen mirë që grupi po kompletohet, edhe pse e dimë që Dita, Itodo apo edhe të tjerë nuk janë në gjendjen optimale. Por në minuta që na duhen, kur ke një grup të plotë, mund të ndërhysh në çdo moment.
LEXO EDHE: Partizani turpërohet në shtëpi, e përmbys Bylis me gol në kohën shtesë / Dinamo rigjen fitoren
Ishte një kthim i Bregut me dy gola, në vjen mirë, se është element i rëndësishëm i yni. Te i pari është veprim i mrekullueshëm individual, siç posedon karakteristikat teknike, na vjen mirë që kthehet me dygolësh e lojë goxha të mirë. Ishte nga ata që ndoshta nuk ra në sy, por hapte më shumë zona te kundërshtari. Por vetë faktin që nuk mund të them pse ndodhin gabimet, sepse dua t’i ruaj edhe unë lojtarët e mi, por po e them në përgjithësi që janë gabime që nuk duhet të ndodhin se janë veprime të thjeshta me gjestin teknik, edhe pse ajo shoqërohet me informacion paraprak që disa lojtarë tanë nuk e kanë, ose vendosjen në fushë në raport me situatën e vendndodhjen e topit nuk e kanë të mirë. Ndaj shkojmë te ato gabime. Por unë si trajner mundohem të mbroj lojtarët dhe vetëm kaq mund të them.
Futbolli është sport subjektiv që asnjëherë nuk mund të thuash që nëse do të kisha… Por po të kisha kontingjentin e gjithë potencialin, d9 të kisha akoma më shumë pikë, se dihet që në fund diferencën brenda një ekipi e bëjnë lojtarët që janë cilësorë”, tha Daja pas përfundimit të ndeshjes.
Pas disfatës së pësuar, foli trajneri i Laçit, Françesko Moriero:
Pësuam gol në fillim dhe na preu këmbët. Pastaj shkoi në vështirësi ndeshja. Provuam të reagonim gjithsesi. Nuk është se jemi të dobët, në futboll ka dhe humbje. E dimë kush është objektivi ynë, nga humbjet mësohet gjithmonë. Nuk është se ishim agresivë si herët e tjera. Nuk them që e pranojmë humbjen, por nga kjo humbje mësojmë.
Kemi filluar një ringjitje shumë të rëndësishme. Në krahasim me ndeshjet e tjera, kemi gabuar më shumë në dalje. Jemi munduar që të shplodhen disa lojtarë. Gjithsesi ndeshja shkoi kështu, kemi kërkuar agresivitet. E kishim studiuar ndeshjen, mund të ndodhë që Laçi të humbasë ndaj Dinamos. Nuk më pëlqen të humbas, por çunat dhanë gjithçka në fushë. Nëse duam të shpëtojmë, duhet të tregojmë personalitet tjetër.
Është karakteristika jonë, që mundohemi të dominojmë kundërshtarin. Sot mund të bënim më mirë, kur dilnim kemi gabuar shumë. Personaliteti i mirë, çunat dhanë 100%. Si them gjithmonë, sjellja është kryesore dhe në fazën taktike kemi punuar. Sot gabimi më i dukshëm ishte mungesa e daljes te presingu. Kjo është gjë që trajneri do e vlerësojë. Kemi ndeshje shumë afër dhe duhet të shikoj gjendjen e skuadrës. Kur një lojtar futet duhet të japë 100%.