Aktualitet

Si është parashikimi i motit për sot?

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti vijon i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell, në pjesën më të madhe të territorit. Por, nuk mungojnë vranësirat deri mesatare gjatë orëve të mesditës e pasdites në lindje e juglindje të vendit, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal kryesisht në male.

Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare deri 8 m/s, ndërsa në lugina dhe në bregdet, hera-herës fiton shpejtësi 8-15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
19/32
Diell

Kukës
14/29
Diell re shi

Lezhë
18/32
Diell

Dibër
13/28
Diell re shi

Durrës
16/34
Diell

Tiranë
20/36
Diell pak re

Elbasan
23/37
Diell pak re

Berat
18/37
Diell pak re

Vlorë
22/30
Diell

Korçë
15/28
Diell re shi

Gjirokastër
14/37
Diell pak re

Sarandë
18/33
Diell pak re