Celebrities Hap Ç’ju! - News

Si ka ndryshuar jeta e natës nga dikur dhe tani? Ergys Keta zbulon gjithçka…

I ftuar në emisionin “Hap Ç’ju” këtë javë me Visjanin dhe me Cubin ka qenë, Ergys Keta. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën e natës kur Visjani e pyëti se si ka ndryshuar gjithçka nga disa vite më parë dhe tani me jetën e natës.

15 vite më këtë punë është edhe shumë e bukur, është edhe adrenalinë. Është çdo gjë shumë e shpejtë por është edhe shumë e vështirë. Atëherë dikur para 10 vitesh le të themi, kishte çdo gjë lezet. Kishte lezet kur dilje, kur shihje dikë. Kur shihje një artist ose thjesht një njeri të njohur, kurse tani nuk të bën më përshtypje fare.

Tani i ka humbur lezeti dhe çdo gjë është bërë vetëm lekë. A ke lekë? Nëse nuk ke lekë ke mbaruar, nuk të sheh askush si nga meshkujt por edhe si nga femrat. Këtë gjë e shikoj unë çdo natë të mundshme.